
Udhëzime për vërtetimin e baterisë Nokia
Për sigurinë tuaj, gjithmonë përdorni bateri origjinale Nokia. Për të qenë të sigurt që
jeni duke blerë një bateri origjinale Nokia, blejeni nga një shitës i autorizuar nga Nokia
dhe kontrolloni etiketën e hologramit duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Përfundimi me sukses i hapave nuk ju jep një siguri të plotë për origjinalitetin e baterisë.
Nëse keni qoftë dhe një arsye që të besoni që bateria juaj nuk është një bateri origjinale
Nokia, ju nuk duhet ta përdorni atë, por duhet ta dërgoni te një pikë shërbimi të
autorizuar nga Nokia, ose te një shitës që t’ju ndihmojë. Shitësi ose punonjësit e pikës
së shërbimit të autorizuar nga Nokia, do ta kontrollojnë baterinë nëse është origjinale
apo jo. Nëse origjinaliteti nuk mund të vërtetohet, kthejeni mbrapsht baterinë atje ku
e bletë.