
Aplikimet që ekzekutohen në sfond
Lënia e aplikimeve që të funksionojnë në sfond, rrit konsumimin e baterisë dhe zvogëlon
jetëgjatësinë e saj.
3. Thirrjet
Kryerja dhe përgjigjja e një thirrjeje
Për të kryer një thirrje, formoni numrin e telefonit, duke përfshirë kodin e vendit dhe
kodin e zonës nëse është e nevojshme. Shtypni butonin e thirrjes për të thirrur numrin.
Lëvizni lart për të ngritur ose poshtë për të ulur volumin e zërit të receptorit ose të kufjes
gjatë thirrjes.
Për t’iu përgjigjur një thirrjeje hyrëse, shtypni butonin e thirrjes. Për të refuzuar thirrjen
pa u përgjigjur, shtypni butonin e përfundimit.
Altoparlanti
Nëse disponohet, ju mund të zgjidhni Altopar. ose Normal për të përdorur
altoparlantin ose receptorin e telefonit gjatë një thirrjeje.
Paralajmërim: Mos e mbani pajisjen afër veshit kur jeni duke përdorur
altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Shkurtoret e thirrjeve
Për të caktuar një numër telefoni te një nga butonat e numrave, 2 deri në 9, zgjidhni
Meny > Kontaktet > Thirrjet e shpejta, shkoni te numri i dëshiruar dhe zgjidhni
Cakto. Futni numrin e dëshiruar të telefonit ose zgjidhni Kërko dhe një kontakt të
ruajtur.
Për të aktivizuar funksionin e thirrjes së shpejtë, zgjidhni Meny > Cilësimet >
Thirrje > Formim i numrit shpejt > Aktive.
Për të kryer një thirrje duke përdorur thirrjen e shpejtë, në modalitetin e pritjes, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e numrit të dëshiruar.
4. Shkrimi i tekstit
Modalitetet e tekstit
Për të futur një tekst (për shembull, kur shkruani mesazhe), ju mund të përdorni futjen
tradicionale ose të parashikuar të tekstit.
Kur ju shkruani një tekst, shtypni dhe mbani shtypur Opst. për të ndryshuar gjendjen
mes futjes tradicionale të tekstit, të treguar nga
dhe futjes së parashikuar të tekstit,
të treguar nga
. Jo të gjitha gjuhët mbështeten nga futja e parashikuar e tekstit.