
Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e telefonit tuaj ndaj përdorimit të paautorizuar.
Ju mund ta krijoni dhe ta ndryshoni kodin dhe ta vendosni telefonin që të kërkojë kodin.
Mbajeni të fshehtë kodin dhe në një vend të sigurt, veças telefonit tuaj. Nëse ju e harroni
kodin dhe nëse telefoni juaj është i bllokuar, ai do të ketë nevojë për shërbim dhe mund
të zbatohen tarifa shtesë. Për më tepër informacion, kontaktoni një pikë të Nokia Care
ose shitësin e telefonit tuaj.
Kodi PIN i ofruar me kartën SIM e mbron kartën ndaj përdorimit të paautorizuar. Kodi
PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet për t'u futur në disa shërbime të veçanta. Nëse
ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2 tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK ose
PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek informacioni në modulin e sigurisë së kartës suaj
SIM. PIN-i i nënshkrimit mund të kërkohet për nënshkrimin dixhital. Fjalëkalimi i
bllokimit kërkohet kur përdorni shërbimin e bllokimit të thirrjeve.
Për të caktuar përdorimin e kodeve të hyrjes dhe cilësimeve të sigurisë në telefonin tuaj,
zgjidhni Meny > Cilësimet > Siguria.