
Mbështetja e Nokia-s
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen lokale të Nokias për versionin më të
fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe shërbime që kanë
të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni falas cilësime konfigurimi si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera për
modelin e telefonit tuaj në www.nokia.com/support.
Nokia PC Suite
Ju mund ta gjeni PC Suite dhe informacionet përkatëse në faqen e Nokias në adresën
www.nokia.com/support.
Shërbimet e Nokia Care
Nëse ju duhet të kontaktoni shërbimet e Nokia Care, kontrolloni listën
e qendrave lokale të kontaktit të Nokia Care në adresën
www.nokia.com/customerservice.
Informacion i përgjithshëm
© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
8

Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në
www.nokia.com/repair.
2. Fillimi
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Heqja e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur mbani, fusni ose hiqni kartën.
1. Shtyni kapakun e pasmë nga pjesa e sipërme e telefonit dhe hiqeni atë (1).
2. Hiqni baterinë (2) dhe futni kartën SIM (3).
3. Fusni baterinë (4) dhe vendosni kapakun e pasmë (5).
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është parangarkuar, por nivelet e ngarkimit mund të ndryshojnë.
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2. Lidheni ngarkuesin me pajisjen. Mund ta përdorni pajisjen gjatë
ngarkimit.
3. Kur bateria ngarkohet plotësisht, shkëputeni ngarkuesin nga
pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të kalojnë disa
minuta para se të shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose para se
të bëhet ndonjë thirrje.