Nokia 2680 slide - Shërbimet e rrjetit

background image

Shërbimet e rrjetit

Për të përdorur telefonin ju duhet të keni shërbim nga një ofrues i shërbimit celular.

Disa nga funksionet kërkojnë funksione të veçanta të rrjetit. Këto funksione nuk

disponohen në të gjitha rrjetet; rrjetet e tjera mund të kërkojnë që të bëni marrëveshje

të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit përpara se të mund të përdorni shërbimet e

rrjetit. Ofruesi juaj i shërbimit mund t’ju japë udhëzime dhe t’ju shpjegojë se çfarë

tarifash do të përdorë. Disa rrjete mund të kenë kufizime gjë e cila ndikon në mënyrën

që mund të përdorni shërbimet e rrjetit. Për shembull, disa rrjete mund të mos

mbështesin të gjitha shërbimet si dhe shkronjat që varen nga gjuhët.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë

përdorimit ose të mos aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto funksione

nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja juaj mund të ketë gjithashtu një

konfigurim të veçantë si p.sh. ndryshime në emrat e menysë, në renditjen e menysë dhe

të ikonave. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Kjo pajisje mbështet protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL) që funksionojnë në protokollet

TCP/IP. Disa funksione të kësaj pajisjeje, siç janë mesazhimi multimedia (MMS), shfletimi

dhe aplikimi i e-mail, kërkojnë mbështetje të rrjetit për këto teknologji.

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

7