Nokia 2680 slide - Automjetet

background image

Automjetet

Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara

mirë që mund të ketë automjeti. Sisteme të tilla janë: sistemi elektronik i injeksionit të

karburantit, sistemet elektronike të kundërbllokimit të frenimit, sistemet elektronike

të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm,

pyesni fabrikuesin e automjetit tuaj ose përfaqësuesit e tij ose për ndonjë aparaturë që

është shtuar.
Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një

automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të

zhvlerësojë çdo garanci që ka pajisja. Kontrolloni rregullisht nëse të gjitha aparaturat

e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj janë të vendosura dhe punojnë si

duhet. Mos ruani lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me

pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse. Për automjetet me jastëkë me ajër, duhet

të kini parasysh që ato hapen me forcë të madhe. Mos vendosni objekte, duke përfshirë

këtu dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit

apo në atë ku ai hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si

duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të ndodhin plagosje të rënda.
Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para

se të hipni në aeroplan. Përdorimi në aeroplan i telepajisjeve celulare mund të jetë i

rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si dhe

mund të jetë ilegal.