
Asgjësimi
Simboli i koshit me rrota i shënuar me kryq në produktin tuaj, në materiale ose në
paketim, ju kujton se të gjitha produktet elektrike dhe elektronike, bateritë dhe
akumulatorët, duhet të dërgohen në një pikë të veçantë grumbullimi në fund të
jetëgjatësisë së tyre. Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera,
ku disponohen sisteme të veçanta grumbullimi. Mos i hidhni këto produkte ashtu si
mbeturinat e përbashkëta të paseleksionuara.
Duke i kthyer produktet në pikat e grumbullimit, ndihmoni në parandalimin e asgjësimit
të pakontrolluar të mbeturinave dhe përkrahni ripërdorimin e burimeve materiale.
Informacion më i detajuar disponohet nga shitësi i produktit, autoritetet lokalee për
mbeturinat, organizatat kombëtare për përgjegjësinë e prodhuesit ose nga
përfaqësuesi lokal i Nokia-s Për Eco-Deklaratën e produktit ose për udhëzime rreth
kthimit të produktit tuaj të vjetëruar, shkoni në informacionin e veçantë për vendin tuaj
në adresën www.nokia.com.