Nokia 2680 slide - Radioja FM

background image

Radioja FM

Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena e pajisjes celulare. Që radioja

FM të funksionojë ashtu si duhet, është e nevojshme që te pajisja të bashkëngjiten kufje

ose një tjetër pajisje ndihmëse.

Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel mesatar të zërit. Ekspozimi i

vazhdueshëm ndaj zërit të lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Mos e mbani pajisjen afër

veshit kur jeni duke përdorur altoparlantin, sepse zëri mund të jetë tepër i lartë.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në modalitetin e pritjes, shtypni dhe mbani

shtypur *.
Nëse keni ruajtur tashmë stacione të radiove, lëvizni majtas ose djathtas për të ndërruar

stacionet ose shtypni butonat me numrat korrespondues të vendndodhjes së kujtesës

së stacionit të dëshiruar.
Për të kërkuar për një stacion të afërt, shtypni dhe mbani shtypur butonin e lëvizjes

majtas ose djathtas.
Për ta ruajtur stacionin në të cilin ju po akordoheni, zgjidhni Opst. > Ruaj stacionin.
Për të rregulluar volumin, lëvizni lart ose poshtë.
Për ta lënë radion që të luajë në sfond, shtypni butonin e përfundimit. Për ta fikur radion,

shtypni dhe mbani shtypur butonin e përfundimit.