Nokia 2680 slide - Cilësimet e mesazheve

background image

Cilësimet e mesazheve

Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e mesazheve për të vendosur veçoritë tuaja

të mesazhimit.
Cilës. përgjithshme — për ta vendosur telefonin tuaj që të ruajë mesazhet e

dërguar, për të lejuar mbishkrimin e mesazheve më të vjetra nëse kujtesa e

mesazheve është plot dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

Mesazhet tekst — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur qendrat e

mesazheve për SMS dhe SMS e-mail, për të zgjedhur llojin e mbështetjes së

karaktereve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet me tekst

Mszhe. multimedia — për të lejuar raporte të dërgimit, për të vendosur pamjen e

mesazheve multimedia, për të lejuar marrjen e mesazheve multimedia dhe

njoftimeve dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me mesazhet

multimedia

Mesazhe e-mail — për të lejuar marrjen e e-mailit, për të vendosur madhësinë e

imazhit në e-mail dhe për të vendosur preferenca të tjera që lidhen me e-mailin

7. Kontaktet

Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e telefonit dhe kujtesën e kartës

SIM. Në kujtesën e telefonit, ju mund t'i ruani kontaktet me numra dhe elemente teksti.

Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM tregohen nga

.

Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opst. > Shto kontakt të ri. Për t'i shtuar

detaje një kontakti, sigurohuni që kujtesa në përdorim të jetë ose Telefon ose Telefon

dhe SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Shto

detaj.
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni nëpër listën e kontakteve ose

fusni shkronjat e para të emrit.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit dhe kartës SIM, zgjidhni

Emrat, shkoni te kontakti dhe zgjidhni Opst. > Kopjo kontaktin. Në kujtesën e kartës

SIM, ju mund të ruani vetëm një numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për kontaktet tuaja, për të zgjedhur

se si shfaqen emrat dhe numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës për

kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e kontaktit të një personi si një

kartëvizitë nga një pajisje e përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të dërguar

një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për kontaktin informacionin e të cilit dëshironi

të dërgoni dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz..