
Krijimi i një mesazhi me tekst ose multimedia
1. Zgjidhni Meny > Mesazheri > Krijo mesazh > Mesazh.
2. Për të shtuar marrës, shkoni te Merr: fusha dhe futni futni numrin e marrësit ose
adresën e e-mailit ose zgjidhni Shto për të zgjedhur marrësit nga opsionet e
disponueshme. Zgjidhni Opst. për të shtuar marrësit dhe subjektet dhe për të
vendosur opsionet e dërgimit.
3. Shkoni te Teksti: fusha dhe futni tekstin e mesazhit.
4. Për të bashkëngjitur ndonjë përmbajtje në mesazh, lëvizni në shiritin e
bashkëngjitjeve në fund të ekranit dhe zgjidhni llojin e dëshiruar të përmbajtjes.
5. Për ta dërguar mesazhin, shtypni Dërgo.
Lloji i mesazhit tregohet në pjesën e sipërme të ekranit dhe ndryshon automatikisht në
varësi të përmbajtjes së mesazhit.
Furnizuesit e shërbimit mund t'ju faturojnë ndryshe në varësi të llojit të mesazhit. Për
detaje, kontaktoni me furnizuesin tuaj të shërbimit.