Nokia 2680 slide - Navigimi i menyve

background image

Navigimi i menyve

© 2008 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

13

background image

6. Mesazhimi

Ju mund të lexoni, të shkruani, të dërgoni dhe të ruani mesazhe me tekst, multimedia,

audio dhe flash dhe e-mail. Shërbimet e mesazhimit mund të përdoren vetëm nëse

mbështeten nga ofruesi juaj i shërbimit ose i rrjetit.

Mesazhet me tekst dhe multimedia

Ju mund të krijoni një mesazh dhe të bashkëngjitni sipas dëshirës, për shembull, një

fotografi. Telefoni juaj e ndërron automatikisht një mesazh me tekst në një mesazh

multimedia kur bashkëngjitet një skedar.

Mesazhet me tekst

Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst që e kalojnë kufirin për një mesazh të vetëm.

Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë mesazhe. Tarifa e ofruesit

tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e mesazheve. Shkronjat me

thekse ose me shenja të tjera si dhe shkronjat nga disa opsione gjuhësh, kërkojnë më

shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e shkronjave që mund të dërgohen në një

mesazh të vetëm.
Një tregues në pjesën e sipërme të ekranit tregon numrin total të karaktereve të

mbetura dhe numrin e mesazheve të nevojitura për dërgim.
Përpara se të dërgoni ndonjë mesazh me tekst ose SMS e-mail, ju duhet të ruani numrin

e qendrës së mesazheve. Zgjidhni Meny > Mesazheri > Cilësimet e mesazheve >

Mesazhet tekst > Qendrat e mesazheve > Shto qendër fusni një emër dhe numrin

nga furnizuesi i shërbimit.

Mesazhet multimedia

Një mesazh multimedia mund të përmbajë tekst, fotografi, audioklipe dhe videoklipe.
Vetëm pajisjet që kanë funksione që përputhen midis tyre, mund të marrin dhe të

shfaqin mesazhe multimedia. Shfaqja e një mesazhi mund të ndryshojë në varësi të

pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë e mesazheve MMS. Në qoftë se fotografia e

futur e kalon këtë kufi, pajisja mund ta zvogëlojë në mënyrë që të mund të dërgohet

me MMS.

I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë

programe keqdashëse ose mund të dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Për të kontrolluar disponueshmërinë dhe për t'u abonuar në shërbimin e mesazhimit

multimedia (MMS), kontaktoni furnizuesin tuaj të shërbimit. Ju gjithashtu mund të

shkarkoni cilësimet e konfigurimit.

Shikoni “Mbështetja e Nokia-s” fq. 8.