
Siguria e shfletuesit
Veçoritë e sigurisë mund të kërkohen për disa shërbime, si shërbimet bankare ose
blerjet në Internet. Për lidhje të tilla juve ju nevojiten certifikata sigurie dhe mundësisht
një modul sigurie i cili mund të disponohet në kartën tuaj SIM. Për më shumë
informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit.
Për të parë ose ndryshuar cilësimet e modulit të sigurisë ose për të shfaqur një listë me
certifikatat e autoritetit ose të përdoruesit të shkarkuara në telefonin tuaj, zgjidhni
Meny > Cilësimet > Siguria > Cilësimet e modulit të sigurisë, Cert. e
autoritetit ose Certifikatat e përdoruesit.
I rëndësishëm: Megjithëse përdorimi i certifikatave bën që rreziku që ka të bëjë
me lidhjet në distancë si dhe instalimin e programeve të jetë tepër i vogël, ato duhet
të përdoren me korrektësi në mënyrë që të përfitoni nga siguria e rritur. Vetë ekzistenca
e certifikatës nuk ofron ndonjë mbrojtje, menaxheri i certifikatës duhet të mbajë
certifikata korrekte, origjinale ose të besuara në mënyrë që të disponojë një siguri
akoma më të madhe. Certifikatat kanë një jetëgjatësi të kufizuar. Në qoftë se shfaqet
"Certifikata e skaduar" ose "Certifikata akoma e pavlefshme" edhe kur certifikata juaj
duhet të jetë e vlefshme, kontrolloni nëse janë të sakta data dhe ora në pajisjen tuaj.
16. Shërbimet SIM
Karta juaj SIM mund të ofrojë shërbime shtesë. Ju mund të hyni në këtë meny vetëm
nëse ajo mbështetet nga karta juaj SIM. Emri dhe përmbajtja e menysë varen nga
shërbimet e disponueshme.